Haradinaj, kërkesa për shkarkimin e Rikalos legjitime

Kryeministri Ramush Haradinaj doli si mbrojtësi kryesor ndaj vartësit të tij për Bujqësi, Nenad Rikalo, kur Kuvendi tentoi ta shkarkojë nga posti që mbante.

Mbi të atëherë rëndonin akuza se sa kishte uniformën e ushtrisë serbe gjatë luftës ka maltretuar fqinjtë shqiptarë në një lagje të Prishtinës.

Por gjërat kanë ndryshuar gati një vjet e dy muaj pas.

Shefi i Qeverisë, ndonëse me mëdyshje, është gati ta plotësojë kërkesën e PSD-së, e cila shkarkimin e Ministrit të Bujqësisë e vuri si një nga kushtet që të votojë buxhetin e vitit 2019.