Haradinaj kërkon rinumërimin e votave dhe dënimin e atyre që keqpërdorën ato

Kosovo prime minister Ramush Haradinaj, speaks to the media during a press conference in Kosovo capital Pristina on Tuesday, Dec. 18, 2018. Haradinaj blamed Europe Union's foreign policy chief for "deviating the dialogue" on normalizing ties with Serbia. Haradinaj said that, while Serbia is taking major steps toward the integration with the bloc, his country's residents have remained "in a ghetto," not enjoying the visa-free travel to EU countries though it has fulfilled all requirements. (AP Photo/Visar Kryeziu)

Pas mbledhjes së Kryesisë, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kërkuar që të gjithë ata që kanë keqpërdorur vota të përfundojnë në burg. Për këtë arsye, Haradinaj ka thënë se kërkojnë rinumërimin e plotë të votave.

Ai tha se janë të shqetësuar nga keqpërdorimet me vota në zgjedhjet e fundit, e në të cilën ishte e përfshirë edhe ish-anëtarja e kësaj partie, Meliza Haradinaj-Stublla.Haradinaj tutje ka shtuar se nuk e kontestojnë rezultatin e zgjedhjeve porse nuk sheh arsye që dikush të dalë kundër rinumërimit.

“Ndërtimi i institucioneve duhet të bëhet sa më shpejtë, pra ne nuk kontestojmë rezultatin zgjedhor, përqindjen tonë apo të VV-së, LDK-së, PDK-së apo partive të tjera dhe nuk shoh arsye që dikush me dalë kundër rinumërimit përpos nëse keqpërdorime për të cilat nuk dinë opinioni. ne kërkojmë rinumërim të plotë të votave para organeve të hetuesisë në mënyrë që të gjendet e vërteta.

Ndërtimi i institucioneve duhet të bëhet sa më shpejtë dhe ne nuk kontestojmë rezultatin zgjedhor, përqindjen tonë apo të partive tjera dhe nuk shoh se duhet të dal dikush kundër rinumërimit, vetëm nëse fshehin keqpërdorime nga opinion”, ka thënë Haradinaj.