Haradinaj, Kurtit: Shko Albin, shko se s’je tu qitë në dritë kurgjo

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka akuzuar sot kryeministrin e vendit, Albin Kurti se nuk po i sjell asnjë të mirë Kosovës me qeverisjen e tij.

Në Kuvendin e Kosovës, ai ia rikujtoi thirrjen e Kurtit bërë ish-presidentit Thaçi, duke ia përsëritur të njëjtën tani të parit të qeverië.

“Shko Albin, shko se s’je tu qitë kurgjo në dritë. Veç s’muj met thanë shko ku jon ata, po shko ku t’dush ti”, tha ai.

Nga AAK akuzuan Qeverinë për çështjen e pagave duke thënë se as policët mirëpo as kategoritë tjera nuk e dijnë se sa e kanë pagën pasi që nuk kanë marrë as shtesat e tyre.