Harrojini furçat, kjo makinë mund ta largojë borën nga vetja, duke “u dridhur si një qen”

Kompania kineze e automjeteve elektrike Nio kohët e fundit ka ndarë një video të një veture, e cila bën një veprim interesant.

Në video, vetura e kamufluar nxjerr atë që mund të përshkruhet vetëm si një “dridhje qeni”.

Dhe këtë e bën për të larguar sasi bore nga xhami i përparmë, çatia dhe dritarja e pasme në vetëm disa sekonda.

Kjo manovër thuhet se është vepër e një sistemi inteligjent.

Vetura është aktualisht në dispozicion për para-porosi në Kinë, me dërgesat e vendosura të fillojnë në tremujorin e parë të 2025.