Nëntë persona e kanë humbur jetën të premten në mbrëmje në një aksident ajror në brigjet e ishullit verior të Havait, Oaha, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i zyrës për Transport në Havai, Tim Sakahara deklaroi se nuk ka të mbijetuar në rrëzimin e avionit King Air. Ai shtoi se rrëzimi ka ndodhur pranë aeroportit të vogël Dillingham dhe se autostrada ishte mbyllur në të dyja drejtimet.
“Detajet tjera rreth aksidentit, përfshirë edhe ato nëse avioni ishte duke ateruar apo ishte duke u ngritur në momentin e fatkeqësisë, nuk dihen”, tha Sakahara.
Fillimisht u njoftua se në avion ishin 6 persona, por pas përditësimit të informacionit doli se në bord ishin 9 persona.





