Haxhi

Sead Ramadani

Haxhi një skicë model për pastrimin personal e kolektiv si dhe luftën ndaj të keqes.
Radhitja e obligimeve në haxh paraqet skicën e përmirësimit të gjendjes personale dhe kolektive apo shoqërore.
1. Pastrimi dhe veshja me diçka që nuk është veshje e asnji popullit në botë (ihramat) paraqet univerzalitetin (njerzoren, e pastër nga imponimet) personal.
2. Dalja në arafat një veprim kolektiv me pamje dhe pikpamje gjithashtu univerzale duke e pasqyru shoqërinë njerzore të pa ngjyrosur me ngjyra provinciale. Ku si rezultat pastrohet edhe individi edhe shoqëria që është aty.
3. Ecja drejt vendit të quajtur Muzdelife, vend ky në të cilin qëndrohet gjat natës. Natë kjo që shërben për pushim dhe armatosje për ballafaqim me sfidën e parë në rrugën e jetë, Mina.
4. Në Mina fillon ballafaqimi me të keqen që prezentohet në 3 kategori. a. E keqja e madhe. b. e keqja e mesme dhe c. e keqja e vogël. Ky ballafaqim zgjat 3 ditë që i bie shumës e që simbolizon se realisht zgjat tan jetën lufta ndaj të keqes.
Karakteristikë e veçantë është se në ditën parë pasi që të pastrosh veten dhe pastrohet shoqëria luftohet vetëmse e keqja e madhe.
Të nesërmen prap fillon nga e madhja deri te e vogla e kështu me radhë.
5. Pas betejës kundër së keqes, si i pastërt i drejtohesh Qabes për të vazhdu rrotullimin rreth të vërtetës dhe Sajit për të u ballafaqu me kërkesat e kësaj jete.
Mesazhi. Së pari pastrojmë veten individuale pastaj bëjmë pastrimin e shoqërisë pastaj përballemi me armikun dhe sfidat.

Nga: Sead Ramadani