Ballina Lajmet Kosovë Haxhiu dhe ambasadori i Turqisë diskutuan për bashkëpunimin ndërinstitucional dhe parlamentar

Haxhiu dhe ambasadori i Turqisë diskutuan për bashkëpunimin ndërinstitucional dhe parlamentar

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ka pritur sot në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Tunç Angili.

Gjatë këtij takimi është diskutuar për marrëdhëniet e mira dhe bashkëpunimi mes dy vendeve, si dhe për mundësitë e thellimit të mëtejmë të këtij bashkëpunimi në fusha me interes të përbashkët.

Haxhiu ka vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë për Kosovën dhe ka shpreh gatishmërinë për forcimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe parlamentar në të ardhmen.