Haxhiu i reagon Tahirit: Të ka kapluar frika nga Qeveria Kurti

Albulena Haxhiu, nga Lëvizja Vetëvendosje, ka reaguar ndaj postimit të Abelard Tahirit, ministrit në detyrë, për të cilin ndër tjerash tha se frikësohet nga Qeveria Kurti.

“Siç duket ish Ministrin e Drejtësisë e ka kapluar frika nga vendosja e themeleve të shtetit të së drejtës me Qeverinë Kurti”.

“Sa herë kryeministri i ardhshëm, Albin Kurti, flet për ligjshmëri e kushtetutshmëri dhe ngrit dyshime për abuzime e keqpërdorime, telalli i një ish qeverie abuzive bën reagime”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.