Haxhiu shkarkon dy zëvendësdrejtorë (Vendimet)

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka shfuqizuar dy vendime që kishin të bënin me dy emërime, sipas saj, pa bazë ligjore në Shërbimin Korrektues të Kosovës dhe Shërbimin Sprovues të Kosovës.

Këtë njoftim ajo e ka bërë të ditur përmes një statusi në Facebook, teksa ka shtuar se “vendosja e rendit dhe ligjit në Qeverinë Kurti II, nuk ka alternativë”.

Ky është statusi i saj i plotë:

Vendimet e kundërligjshme brenda secilit institucion do të adresohen dhe shfuqizohen. Sot, në kuadër të kompetencave të mia kushtetuese dhe ligjore, kam shfuqizuar dy vendime që kishin të bënin me dy emërime pa bazë ligjore në Shërbimin Korrektues të Kosovës dhe Shërbimin Sprovues të Kosovës.

Vendosja e rendit dhe ligjit në Qeverinë Kurti II, nuk ka alternativë.

Bashkëngjitur gjeni vendimet!