Hertz përballet me padi klientët – ata u arrestuan shkaku i gabimeve të kompanisë

Dyzeteshtatë klientë të Hertz kanë ngritur padi ndaj kompanisë të veturave me qira, duke ndarë ngjarjet e tmerrshme pasi dyshohet se ata në mënyrë të rreme janë u raportuan se kishin vjedhur makinat e tyre me qira, dhe në disa raste ata edhe ishin burgosur.

Disa nga paditësit raportuan se janë arrestuar – disa herë nën kërcënim e armëve – dhe në disa raste thonë se edhe ishin burgosur. E disa paditës të tjerë thonë se kanë humbur vendet e tyre të punës pas rasteve të arrestimeve.

Sipas CNN, padia pretendon të metat sistematike në raportimin e Hertz për vjedhje, duke përfshirë edhe mos regjistrimin e shtyrjes së qirave të veturave, pretendimin e rremë të mos pagesave nga klientët, dështimin në gjurmimin e inventarit të veturave të tyre dhe dështimin në rregullimin e raportimeve të rreme në polici, transmeton Telegrafi.

Padia u ngrit në Gjykatën e Lartë në Delaware dhe vjen pas një vendimi gjyqësor që këto raste të ndiqen jashtë Gjykatës së Falimentimit. Hertz kishte aplikuar për falimentim në maj të vitit 2020 para se të dilnin nga falimentimi në korrik të vitit 2021.

Nga kompania Hertz në një deklaratë të lëshuar thanë se nuk janë dakord me vendimin e lëshuar që këto raste të ndiqen nga jashtë Gjykatës së Falimentimit, dhe se ata janë të angazhuar që të veprojnë ashtu siç duhet me klientët e tyre.

“Ne po rishikojmë dhe konsiderojmë të gjitha pretendimet ndaj Hertz në baza individuale” tha Jonathan Stern, zëdhënës i Hertz. “Ne kemi filluar të zgjerojmë ofertat tona të zgjidhjes për dhjetëra nga pretenduesit, dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë rast pas rasti” vazhdoi tutje ai.

Drejtori ekzekutiv i Hertz, Stephen Scherr gjatë muajit prill kishte pranuar se disa qindra njerëz janë ndikuar për të keq nga gabimet e kompanisë.