Hoti në Samitin e Sofjes: Jemi të përkushtuar që t’i zgjidhim të gjitha çështjet bilaterale me Serbinë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, mori pjesë sot në Samitin e Sofjes – Vendet e Ballkanit Perëndimor 6, i cili është vazhdimësi e Procesit të Berlinit.

Tema e Samitit të Sofjes, ishte Tregu i Përbashkët Rajonal – Katalizator drejt Tregut të Bashkimit Evropian.Në fund të këtij samiti gjashtë vendet anëtare të Ballkanit Perëndimor nënshkruan dy deklarata, atë për Tregun e Përbashkët Rajonal dhe Deklaratën për Agjendën e Gjelbër.

Me këtë rast, Kryeministri Hoti tha se janë duke ndërmarrë një hap të rëndësishëm së bashku si gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor, të barabartë në të drejta dhe përgjegjësi.Për shkak të pandemisë me Covid 19, takimi ishte virtual. Në këtë takim përpos përfaqësuesve të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, morën pjesë edhe Kancelarja Gjermane, Angela Merkel, Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe burrështetas të tjerë të vendeve anëtare të BE-së.