Hoti: Nuk marrim më pjesë në seancë pa marrëveshje

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti në një konferencë për media ka theksuar se me shtyrjen e sotme të seancës vendi po hy në krizë të thellë institucionale.

Hoti ka bërë të ditur se nuk do të marrin pjesë më në seancë tjetër dhe se sipas tij është për keqardhje një bllokim i tërë politik që shpresat i ka të varura në pazare politike dhe bindje e shantazhe.

Gjithashtu Hoti ka shtuar se Vetëvendosje kishte tentuar me çfarëdo mjeti në çdo mënyrë të vijë në pushtet.

Andaj tha se bashkëpunimi me këtë parti është i vështirë, duke përmendur edhe 70 dosjet e dërguara nga kjo parti në prokurori për shefin e tij Isa Mustafa.