Hovenier shprehet i tronditur për shpërthimet në veri: Autorët të dalin para drejtësisë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Jeff Hovenier, ka reaguar pasi në veri të vendit ka ndodhur një shpërthim me bombë

Lidhur me këtë, Hovenier ka thënë se është thellë i tronditur dhe ka dënuar veprimet e tilla.

Ai iu ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës që të kryejnë hetim të plotë për t’i nxjerrë autorët para drejtësisë.

“I tronditur thellë kur lexova raportet e mjeteve shpërthyese të përdorura në shumë pjesë të Kosovës. Ne i dënojmë këto akte dhune dhe u bëjmë thirrje autoriteteve të kryejnë një hetim të plotë dhe të nxjerrin autorët para drejtësisë”, ka shkruar Hovenier në “X”.

Shpërthimi ka ndodhur në mesnatë, nga i cili nuk ka pasur asnjë person të lënduar.