Mbi 750.000 të rritur në Holandë janë ekspozuar ndaj ngacmimeve seksuale përmes internetit në vitin 2020, tha autoriteti statistikor i vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Më shumë se 5 për qind e popullsisë së përgjithshme të vendit është ngacmuar seksualisht vitin e kaluar, sipas një raporti të Statistikave të Holandës (CBS).
Rreth 6,7 për qind e grave të anketuara kanë thënë se janë ngacmuar në internet, ndërsa përqindja ishte më e ulët për meshkujt, duke qëndruar në 4,1 për qind, thuhet në raport.
Po ashtu theksohet se rastet e ngacmimit janë kryer më shumë kundër të rinjve, si dhe individëve me identitete të ndryshme seksuale.
Sipas raportit, rreth 30 për qind e vajzave të moshës 16-18 vjeç dhe 23 për qind e grave të moshës 18-24 vjeç janë ngacmuar.
Më tej thuhet se ngacmimi është kryer kryesisht përmes shakave eksplicite seksuale, fotografive ose imazheve të papërshtatshme dhe të turpshme.
Raporti gjithashtu deklaroi se një në çdo dhjetë persona që janë ngacmuar ka përjetuar probleme psikologjike. /aa