Hulumtuesit rikrijojnë pamje më të qartë të vrimës së zezë duke përdorur machine learning

Vrimat e zeza janë objekte hapësinore të mistershme me gravitet aq të fortë saqë asgjë nuk u shpëton dot atyre. Ato formohen kur yjet në vdekje kolapsojnë përbrenda nën trysninë e gravitetit të tyre.

Hulumtuesit përdorën machine learning për të përmirësuar imazhin e një vrime të zezë të cilën e kishin publikuar katër vite më parë.

Si rezultat imazhi tashmë tregon vrimën e zezë në qendër të galaktikës Messier 87 e cila gjendet 57 milionë vite dritë larg nga Toka dhe ka një unazë më të hollë drite dhe materie që e rrethon.

Imazhet u kapën nga Teleskopi Event Horizon në 2017-ën dhe në pamjet disi të turbullta e para shfaqeshin në formën e një petulle. Hulumtuesit arritën të ri-ndërtonin një imazh më të qartë duke përdoru metodën PRIMO.

Kjo metodë është trajnuar me simulimet e 30 mijë vrimave të zeza. Përdor të dhënat machine learning dhe ato çfarë dimë për ligjet e fizikës së universit dhe vrimat e zeza në veçanti për të prodhuar imazhe më të qarta.

Vrimat e zeza janë objekte hapësinore të mistershme me gravitet aq të fortë saqë asgjë nuk u shpëton dot atyre. Ato formohen kur yjet në vdekje kolapsojnë përbrenda nën trysninë e gravitetit të tyre.

Kufiri mes vrimës së zezë dhe materies që e rrethon quhet “Event Horizon” ose pika nuk ka më kthim pas për materien që hyn në të.