Humb jetën nga vërshimet në Gjermani një e re nga Kosova

Vanesa Koxha nga Kosova ka ndërruar jetë si pasojë e vërshimeve të fundit me të cilat u përball Gjermania.

Lajmin për vdekjen e saj e ka bërë të ditur babai i saj, Emin Koxha, përmes një postimi në Facebook.

“Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se vajza jonë, Vanesa Koxha, ndërroi jetë në vërshimin tragjik në Gjermani dhe varrimi bëhet këtu, në Gjermani”, shkroi ai.

Kujtojmë se nga vërshimet e javës së fundit në Gjermani kanë humbur jetën mbi 160 persona.