Hungari, 5 të vdekur nga përplasja e trenit me një automjet

Një tren është përplasur me një automjet në një vendkalim hekurudhor në jug të Hungarisë, duke shkaktuar vdekjen e pesë personave, transmeton Anadolu Agency (AA).

Policia tha se aksidenti ndodhi në një vendkalim rrugor rreth orës 6:45 të mëngjesit pranë fshatit Kunfeherto. Drejtuesi i mjetit dhe të katër pasagjerët kanë ndërruar jetë në vendngjarje.

Pasagjerët në tren nuk u lënduan, por drejtuesi i trenit u transportua në spital me lëndime të lehta, sipas deklaratës së policisë.

Në vendkalimin hekurudhor rural nuk kishte sinjal elektrik, tha kompania shtetërore hekurudhore e Hungarisë, duke shtuar se pjesa e linjës ku ka ndodhur aksidenti hekurudhor është mbyllur për qarkullimin e trenave.