Zgjedjet në Hungari kanë rezultuar me fitoren e kryeministrit Viktor Orban, i cili ka siguruar dy të tretat e votave.
Komisioni zgjedhor ka thënë se partia e tij, Fidesz, ka fituar 133 nga 199 ulëset parlamentare apo 49.6 të votave.
Partia e ekstremit të djathtë Jobbik ka fituar 26 ulëse derisa Social- Demokratët 20 vende të tjera.
Ndërsa dy ditë më parë, dhjetëra mijëra protestues kanë vërshuar në në rrugët e Budapestit për të dënuar atë që organizatorët e kanë përshkruar si sistem të padrejtë të zgjedhjeve.
Orban ka thënë se në qeverisjen e re do të miratojë një varg ligjesh që kufizojnë punën e organizatave joqeveritare dhe do të ndëshkojë ato organizata që ofrojnë mbështetje për migrantët.
Viktor Orban njihet si udhëheqës që ka dëbuar me dhunë refugjatët e larguar nga lufta, dhe retorika e tij raciste dhe anti-muslimane ka bërë që cdo deklaratë e tij të zë vend në media. /Mesazhi/





