Qeveria hungareze ka zgjatur periudhën e ngrirjes së çmimeve të karburantit të automjeteve dhe disa produkteve ushqimore deri më 1 korrik, njoftoi të mërkuren në Facebook kryeministri Viktor Orbán.
“Ne po mbrojmë familjet hungareze,” tha ai.
Nëntorin e kaluar, çmimi i benzinës pa plumb 95 oktan dhe naftës, arriti në 480 forintë për litër (1,34 dollarë). Rregullorja duhej të skadonte më 15 maj.
Qeveria kishte ngrirë çmimet e disa produkteve ushqimore, përfshirë sheqerin, vajin e gatimit dhe gjoksin e pulës, në shkurt të këtij viti, në nivelin e tetorit të një viti më parë. Kjo skemë do të përfundonte më 1 maj. /atsh

