I dyshuari me koronavirus në Vushtrri rezulton negativ

Rasti i dyshuar me koronavirus në Vushtrri ka rezultuar negativ.

Kështu ka bërë të ditur, kryetari i komunës së Vushtrrisë Xhafer Tahiri, përmes një postimi në Facebook.

“Lajm i mirë! Rasti i dyshuar për koronavirus nga Vushtrria rezulton negativ. Faleminderit Zot! #rriNshpi Panik JO, Kujdes PO”, shkruan Tahiri në Facebook.

Ndërkohë, pak orë më parë edhe dy personat u konfirmuan se kanë koronavirus, duke çuar numrin e të infektuarve në Kosovë me këtë pandemi në 15.

Që të dy sipas raportit, erdhën sot nga Londra në Prishtinë me fluturim direkt. Ata kanë qëndruar në Londër nga data 04 mars, dhe sot janë detektuar nga shërbimet shëndetësore të Aeroportit Ndërkombëtar ”Adem Jashari”.

Njëri i infektuar është me vendqëndrim nga fshati Korishë-Prizrenit dhe tjetri nga Komuna e Obiliqit.