Gjarpri më i vogël në botë është zbuluar sërish në Barbados, 20 vite pasi u pa për herë të fundit, raporton The Guardian.
Gjapri ‘fije’ i Barbadosit i cili mendohej i zhdukur, u gjet poshtë një guri në qendër të ishullit gjatë një inspektimi ekologjik të ministrisë së mjedisit dhe organizatës Re:wild në muajin mars.
Zvarraniku arrin deri në 10 centimetra gjatësi kur rritet plotësisht dhe është i hollë sa një spageti. Ai ka qenë në listën botërore të 4,800 bimëve, kafshëve dhe kërpudhave që për shkencën nuk ekzistojnë më.
Fakti që gjarpri është kaq i rrallë është shqetësues për shkencëtarët. Connor Blades, një nga përfaqësuesit e ministrisë, tha: “Nëse popullata e gjarprit fije nuk është shumë e dendur, shqetësohem për aftësinë e tyre që të gjejnë partnerë, sidomos nëse habitati i tyre kërcënohet dhe pakësohet.”
Blades dhe Justin Springer nga Re:wild, kishin qenë në kërkim të gjaprit dhe disa zvarranikëve të tjerë endemikë për më shumë se një vit.
Gjatë ekspeditës në mars, Springer tha me shaka: “Nuhas një gjarpër fije” dhe kur ktheu një gur në rrënjën e një peme, e gjeti.
Blades e dërgoi gjarprin në University of the West Indies ku ekzaminimi provoi se ishte pikërisht ai që kërkonin.
Hera e parë kur gjarpri u zbulua ishte në vitin 1889 dhe nga ai moment, ka pasur shumë pak rasste.
Ky gjarpër prodhohet seksualisht dhe ndryshe nga gjarpërinjtë e tjerë që mund të prodhojnë vezë të pllenuara pa fekondim, femra pjell vezë.
Duke qenë se 98% e ishullit është shfrytëzuar për bujqësi që prej kolonizimit të tij 500 vite më parë, aktivistët shqetësohen për zhdukjen e gjarprit si pasojë e shkatërrimit të habitatit dhe specieve parazite.








