I jepet lamtumira e fundit Rasim Thaçit-Cimës

Është përcjellë sot për në banesën e fundit aktori i humorit Rasim Thaçi, i njohur për publikun e gjerë si Cima.

Në praninë e familjarëve dhe të shumë dashamirëve, humoristit të ndjerë iu dha lamtumira e fundit në fshatin Vukoc të Komunës së Drenasit, që ishte edhe vendi i lindjes së aktorit tashmë të ndjerë.

Në mëngjesin e së shtunës pranë Teatrit Kombëtar u organizuan homazhe për të nderuar jetën dhe veprën e komedianit kosovar.

Aty krerë institucionalë, kolegë, bashkëpunëtore, qytetarë e familjarë bën homazhe pranë fotografisë së të ndjerit, duke i dhënë kështu respektin e fundit, para se të dërgohet në varrezat e fshatit Vukoc.