Shtatë djem deri tani janë shpëtuar nga një shpellë në Tajlandë ku një grup prej 12 djemve nga një ekip i futbollit të të rinjve dhe trajneri i tyre ishin bllokuar për më shumë se dy javë.
Shpëtuesit tregojnë për AP se mund të duhen dy deri në katër ditë për të nxjerrë të gjithë nga shpella në mënyrë të sigurtë, varësisht nga ashpërsia e kushteve brenda.
Në një post në Facebook, zhytësit e shpëtimit shkruan: “Ne, skuadra tajlandeze dhe ekipi ndërkombëtar, do të sjellin në shtëpi ekipin e të rinjve”. /MESAZHI/








