I virtytshmi, tek të tjerët më së shumti i sheh virtytet

Prof. Driton Arifi

I dërguari i Allahut s.a.v.s. kur vërente ndonjë talent, prirje apo virtyt të lartë tek ndonjëri prej shokëve të tij, atë virtyt ua ekspozonte të gjithë të tjerëve për ta bërë atë të dashur tek ata, duke i lënë kështu nën hije pastaj të metat e tjera që mund t’i kishte i njejti person.
Tek ne sot e kemi një metodë të kundërt me atë profetiken, nëse një njeri e gjejmë me plotë virtyte e prirje e talente të theksuara, por për të njetin e dijmë ndonjë të metë (që tek e fundit është normale sepse edhe ai është njeri), ne i harrojmë të mirat e tij të shumta dhe vetëm të ligën e tij e proklamojmë para të gjithëve..
Shkallë e lartë e moralit na duhet për t’i parë tek të tjerët gjërat pozitive e për t’i mbyllur sytë para atyre të metave pa të cilat nuk jemi asnjë!

Nga: Prof. Driton Arifi