IBM mund të zëvendësojë 7800 vende pune me sisteme AI

Njoftimi i IBM është një prej vendimeve më drastike në një kompani teknologjike lidhur me impaktin e mundshëm që mund të ketë AI në vendet e punës.

Shefi ekzekutiv i IBM Arvind Krishina zbuloi planet për të ndërprerë punësimin për afro 7800 pozita të cilat mund të zëvendësohen nga sistemet e inteligjencës artificiale me kalimin e kohës raportoi Bloomberg.

Krishna tha se punësimet në funksione si back-office do të ndërpriten ose ngadalësohen duke prekur afro 26 mijë role jo-konsumatore. Afro 30 përqind e tyre mund të zëvendësohen nga AI dhe automatizimi në 5 vitet e ardhshme.

Njoftimi vjen në një kohë kur robotët AI si ChatGPT ka ushqyer një ankth për të ardhmen e vendeve të punës. Në Mars Goldman Sachs publikoi një raport duke llogaritur se AI mund të ekspozojë 300 milionë vende pune që do të thotë se ato role mund të reduktohen ose zëvendësohen nga sistemet e inteligjencës artificiale.

Njoftimi i IBM është një prej vendimeve më drastike në një kompani teknologjike lidhur me impaktin e mundshëm që mund të ketë AI në vendet e punës.

Kompania parashikon se detyra të caktuara si ofrimi i letrave të verifikimit për punësimin ose zhvendosjen e punonjësve mes departamenteve mund të automatizohen.

Aktualisht IBM punëson 260 mijë punonjës dhe punësoi 7000 të rinj në tre mujorin e parë.