Ibrahimoviç ia siguron fitoren e dytë Unitedit

Manchester United është në hap të mirë për ta mbajtur kreun e tabeles.

“Djatë e kuq” kanë fituar edhe ndeshjen e javës së dytë të Premierligës, kundër Southampton me rezultat 2-0.

Ibrahimoviç shënoi dopietë në këtë ndeshje, duke e konfirmuar se do të shkëlqej edhe këtë sezon.

Fillimisht, në minutën e 36’, pas një krosimi nga Rooney, Ibra shënoi me kokë. Kurse golin e dytë ai e shënoi nga penalltia në minutën e 52’.

Me këtë fitore Manchesteri grumbullon 6 pikë, dhe është në hap të mirë për të mbajtur kreun e tabelës.

Nga minuta e parë ka debutuar edhe përforcimi më i shtrenjtë i Manchesterit, Paul Pogba, i cili edhe pse zhvilloi një ndeshje të mirë, nuk arriti të shënojë.