Ilir Peci betohet si kryetar i Komunës së Zveçanit

Komuna e Zveçanit tashmë do të drejtohet nga kryetari i ri Ilir Peci, i cili sapo dha betimin si i pari i kësaj komune.

Peci gjatë betimit të tij në Zveçan tha se do të t’i ushtrojë kompetencat si kryetar komune me nderë, besnikëri dhe në mënyrë të paanshme, raporton teve1.info

Tutje ai premtoi se do t’i sigurojë qytetarëve kushte për një jetë të qetë në Zveçan.

“Fillimisht do t’i kryej detyrat e mija dhe do t’i ushtroj kompetencat si kryetar komune së Zveçanit në nder, besnikëri, në mënyrë të paanshme, në ndërgjegjje dhe në pajtim me ligjin në mënyrë që t’i sigurojmë kushte për një jetë të qetë”, deklaroi Peci.

Ndryshe, më herët është betuar edhe kryetari i komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri i cili ka thënë se do të ofroj shërbime për të gjithë qytetarët e komunës pa dallim, përfshirë edhe komunitetin me shumicë serbe