Iluzioni se mendja udhëheq botën!

Hoxhë Halil Avdulli

Është shqetësues dhe tronditës fakti se botën nuk e udhëheqin vetëm idetë dhe mëndjet, siç besojnë shumica e njerëzve, në realitet, motivet dhe ndjenjat patologjike janë thelbi që ka formuar shumicën e qytetërimeve, ka shpikur shumicën e ideologjive qe i njeh njerëzimi deri me sot, pa i përjashtuar edhe ato qe udhëheqin botën sot.

Në fakt, shumica e krimeve, mëkatëve të kryera dhe luftërave që kanë ndodhur gjatë historisë kanë qenë të lidhura apo të motivuara në një mënyrë apo një tjetër, nga përzierjet emocionale të sëmura njerëzore që është vështirë për t’i kuptuar, për sa kohë që ato janë aq qesharake dhe shumë të ulëta.

Kjo ndodh ngase gjendja psikologjike e njerëzimit si një tërësi nuk është shumë e ndryshme nga gjendja psikologjike e një individi normal, qe shpesh kalon nëpër situata të arrogancës dhe kotësisë, të depresionit e braktisjes, qe zakonisht manifestohën në formë ideve të sëmuara qe kanë rezultuar me pasoja katastrofike për botën.

Këto ide për të patur sukses në tërheqjen e njerëzve rreth tyre, mbulohen me petkun e mëndjes dhe logjikës sa për t’u arsyetuar më mirë, ani pse ato nuk janë gjë tjetër vetëm manifestim i ndjenjave dhe inateve të fshehura patologjike.

Njeriu i malit me gjithë injorancën dhe mungesën e qytetrimit që kishte, solli me shumë moral dhe lumturi, më me pak filozofi dhe teori.

Kurse sot, me gjithë shpikjet, filozofitë dhe qytetrimet qe janë arritur, nuk mund të kemi as një të katërtën e qetësisë dhe lumturisë qe kishin paraardhësit tanë.

Sekularizmi, për shembull, mund të tregtohet si një ide e studiuar dhe prodhuar nga mendjet e ndërgjegjshme, por nëse e shiqojmë në kontekstin e tij historik na çon në mendje se ishte një reaksion emocional jo edhe aq vetëdijshëm, përballë pushtetit arbitrarë të Kishës, dhe nuk është se ishte një ide racionale e menduar mirë, por me vete bartë shumë ngarkesa emocionale dhe historike që nuk mund të injorohen në asnjë mënyrë.

Kolonializmi europian që skllavëroi popuj dhe toka, e ofroi veten si një valë e re kulturore që kërkon të sjellë modernizmin dhe zhvillim e shoqërive të botës se pazhvilluar, edhe pse ajo, në fakt, erdhi si rezultat i një ndjenje tjetër psikologjike qe mund ta ketë origjinën në periudhën e zbulimeve të mëdha shkencore dhe revolucionit industrial që kanë ndodhur në Europë, e qe për rezultat kanë lindur një njeri evropian i cili të tjerët i sheh me epërsi dhe përbuzje.
Deri në atë masë sa të ia lejoj vetës grabitjen e lirisë së tjetrit dhe të ia imponoj atij gjitha format e hegjemonisë intelektuale nën pretekstin se është injorant dhe i prapambetur.

Po ta shiqojmë luftën e parë dhe të dytë Botërore, që të dyja ishin manifestim i iluzioneve dhe çmendurive psikologjike të udhëheqësve botëror të asaj kohe.

Për më tepër, humbësi më i madh në këto luftëra ishin idetë nacionaliste në çdo kuptim, madje edhe ata që nuk hynë në luftë dhe nuk ishin pjesë e aleancave nuk u kursyen nga shkatërrimi.

Këto luftëra përfunduan me pasoja të mëdha për njerëzimin, sepse ato duket se pushuan në të jashtmen e tyre por jo edhe në brendësinë e qenieve njerëzore të manifestuara me egoizem dhe me ndjenjen e të shpetuarit individual, e për sa i përket botës ajo le të shkoj në ferr.

Unë nuk e di, por mua më duket se çdo moment qe po kalojmë në këtë planet rritet mjerueshmëria, çorientimi intelektual dhe devijimi moral.

Nga: Halil Avdulli