Imam Ebu Hanife dhe devocioni i tij ndaj namazit

Foto ilustrim

Imami Ebu Hanife – Allahu e mëshiroftë – kishte falur namazin e Jacise një natë pas muezinit të xhamisë.

Muezini i xhamisë kishte lexuar suren Zelzeleh.

Pas përfundimit të namazit, njerëzit dolën nga xhamia, dhe aty mbetën vetëm Imami Ebu Hanife dhe muezini i xhamisë.

Muezini, duke parë që Ebu Hanife është i përqendruar në mendimet e tij, mendoi: “Duhet të eci, të mos ndërpres Imamin nga meditimi.”

Kështu që ai doli nga xhamia, duke lënë vetëm një llambë të ndezur me pak vaj.

Kur erdhi agimi dhe llamba ishte akoma e ndezur, Imami Ebu Hanife qëndronte ende ne xhami dhe perseriste:
“O Ti që shpërblen me mirësi edhe ate qe punon edhe sa një grimcë mirësi”
“O Ti që e shpërblen peshën e një grimce të keqe me të keqe”
Ruaje Numanin, robin tënd, nga zjarri dhe fute atë në gjerësinë e mëshirës Tënde.

Muezini pa që llamba po ndizet akoma.

Ebu Hanife pyeti: “A don ta marrësh llambën?”

(Ebu Hanife mendoi se është akoma koha e namazit të Jacise).

Pastaj unë i thash: “ka hyrë koha e namazit te sabahut, o imam!”

Ebu Hanife me tha: “Mos u trego tjerëve për atë që keni parë.”

Pastaj ai fali dy rekate dhe priti faljen e sabahut me avdes të namazit të jacise.

Muezini: “Nuk e ndava këtë histori me askënd derisa imami vdiq.”

Ky është një histori interesante për Imamin Ebu Hanife dhe devocionin e tij ndaj namazit.