Të paktën 14 persona humbën jetën ndërsa 18 të tjerë u plagosën si pasojë e një aksidenti rrugor në shtetin Rajasthan të Indisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Mediat lokale njoftojnë se në rajonin Bikaner janë përplasur një kamion dhe një autobus.
Sipas vlerësimeve të para, në aksident humbën jetën 14 persona ndërsa 18 të plagosur janë shtruar në spital.
Kryeministri i Rajasthan-it, Ashok Gehlot në deklaratën nga Twitteri ngushëlloi familjet e viktimave duke shprehur keqardhje për rastin.






