India dhe Pakistani në prag të luftës

India dhe Pakistani janë në prag të luftës. India njoftoi fillimin e sulmeve ajrore kundër militantëve të vendosur në rajonin e Kashmirit, në territorin që administrohet nga Pakistani në përgjigje të sulmit vetëvrasës të javës së kaluar ku mbetën të vdekur 46 ushtarë indianë. BBC raportoi se sulmet ajrore kishin për objektiv një kamp stërvitor të grupit “Jaish-e-Mohammad” (JeM) në zonën Balakot.

Sekretari indian i Jashtëm, Vijay Gokhale tha në një konference për shtyp, se sulmet ajrore vranë një numër të madh militantësh, përfshirë edhe komandantë të tyre.

Ai mohoi që në mesin e të vrarëve ka civilë, ndërkohe shtoi se India ka informacione të besueshme se në kampin që u sulmua po përgatiteshin të tjera sulme kundër tyre. I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i Pakistanit që ka ngritur avionët luftarakë.

Zëdhënësi i Forcave Ajrore pakistaneze tha se forcat indiane shkelën linjën e kontrollit dhe i detyruan ata që të reagojnë. Sipas zëdhënësit, avionët indianë më pas janë larguar.

India dhe Pakistani janë fuqi bërthamore dhe që ty dyja pretendojnë të gjithë Kashmirin, rajonin me shumicë myslimane. Midis dy vendeve ka pasur tri luftëra dhe një konflikt të kufizuar që kur shpallën pavarësinë nga Britania në vitin 1947.