Iniciativa e dhelprës..!

Ahmed Sheuki

Dhelpra, me rroba predikuesi doli një ditë
Ecte nëpër tokë dhe bridhte duke sharë dinakëritë
Thoshte Elhamdulilah, e Zotit është gjithësia
Pendohuni o robër të Allahut, për pendimtarët Ai është shtëpia
Dhe lërini pulat, jeta e vërtetë është jeta askete
Gjeni gjelin, për namazin e sabahit t’na thërrasë për vete
Kështu i shkoi gjelit, prej imamit të adhuruesve, lajmëtari
Ia tregoi si është puna me shpresë të ishte thirrari
Më falni, u përgjigj gjeli, o më i humburi i udhëzuar
Dhelprës, prej meje, tregoji për gjyshërit e mi të nderuar
Se ata kanë thënë, është më e mira thënie e atyre gnostikë
Ka gabuar kush mendoi, se fe do ketë dhelpra një ditë

Ahmed Sheuki
Nga: Hoxhë Lavdrim Hamja