Inspekcioni në aksion: Kontrollon bizneset për dezinfektimin e hapësirave

Drejtori i Inspekcionit në Prishtinë, Adonis Tahiri, ka bërë të ditur se ekipet do të inspektojnë secilin biznes për t’iu përmbahen vendimeve dhe urdhëresave të institucioneve, shkruan IndeksOnline.

Sipas njoftimit, bizneset do të kontrollojnë nëse janë të dezinfektuara hapësirat, karrocat shportat dhe mbajtja e distancës.

Njoftimi:

Ekipet e Inspekcionit po vazhdojnë të kontrollojnë secilin biznes, nëse po iu përmbahen vendimeve dhe urdhëresave të institucioneve.

– Dezinfektoni hapësirat, karrocat, shportat…🛒🧯

– Mbane distancën, dhe mos shërbeni pa mjete mbrojtëse! 😷🧤

“Fitorja” ndaj pandemisë, është në duart e secilit prej nesh. Sa më të kujdesshëm që jemi, aq më shpejt e kalojmë këtë sfidë të përbashkët!