Instagram ndryshon mënyrën sesi përdoruesit hapin lidhjet

Afishat janë më në përputhje me mënyrën sesi njerëzit përdorin platformën tha kompania. Gjithashtu më shumë afisha do të lançohen në të ardhmen.

Lidhjet të cilat hapen duke tërhequr nga poshtë larg në historitë e Instagram nuk do të jenë më të disponueshme.

Rrjeti social ka vendosur të largojë këtë veçori duke filluar nga data 30 Gusht. Në vend të saj Instagram do të sugjerojë përdorimin e lidhjeve me afisha. Pra duke shtypur mbi afishat prezent në një histori të Instagram do të mund të vizitoni uebsajtet.

Ky përditësim vjen pas disa javësh testime nga kompania. Ishte muaji Qershor kur Instagram testoi afishat me lidhje për disa përdorues, jo vetëm ata që kishin të paktën 10 mijë ndjekës.

Afishat janë më në përputhje me mënyrën sesi njerëzit përdorin platformën tha kompania. Gjithashtu më shumë afisha do të lançohen në të ardhmen.

Një tjetër diferencë është se njerëzit nuk mund të replikojnë historitë që kishin lidhjet me tërheqje nga poshtë lart, por me afishat munden. /PCWorld Albanian