Intelektuali i Vërtetë

Hoxhë Halil Avdulli

Intelektuali i vërtetë nuk matet me titujt, as me fjalët e bukura, por me aftësinë për të ndërtuar vizion, për të përcjellë mesazh, dhe për të mbajtur qëndrim.

Vizioni dhe mesazhi pa qëndrime njerëzore janë filozofi e ftohtë, ndërsa qëndrimet pa vizion e pa mesazh janë reagime të verbra, që s’e udhëheqin njeriun, por e humbasin.

Sot, shumë prej atyre që quhen “intelektualë” luhaten mes këtyre tri shtyllave:

disa kanë vizione të qarta, por u mungon guximi për të marrë qëndrime;

të tjerë janë aktivë në çdo debat, por pa mendim të pjekur, pa bosht e pa vizion.

Po bëhen dekada, qe po jetojmë në kaos politik dhe hutim intelektual, sepse kemi harruar se intelektual i vërtetë është ai që bashkon vizionin, mesazhin dhe qëndrimin.

Hoxhë Halil Avdulli