Interi barazon me Sociedadin

Real Sociedadi e ka shkaktuar befasinë e ditës në Ligën e Kampionëve duke barazuar Interin.

Skuadra baske ka barazuar 1:1 me finalistin e edicionit të kaluar në “San Sebastian”, shkruan lajmi.net.

Mendez shënoi golin e parë për Real Sociedadin në minutën e katërt të takimit.

Ai shfrytëzoi në maksimum gabimin e mbrojtësit Bastoni dhe dërgoi topin në rrjetë.

Interi siguroi një pikë falë golit të Lautaro Martinezit në tre minutat e fundit të kohës së rregullt.

Mesfushori shqiptar, Kristjan Asllani ishte titullar te zikaltrit. Ai u zëvendësua në minutën e 55-të.

Sociedadi me këtë fitore është i dyti në Grupin D. Interi është i treti pa pikë, ndërkohë lider është Salzburg që ka tri pikë por me goldallim më të mirë. Benfica është e fundit me zero pikë.