Interi mposht Lazion dhe përforcohet në vendin e parë

Interi ka shënuar fitoren e radhës në Serie A të Italisë. Interi të dielën mbrëma mposhti në Romë skuadrën e Lazios me rezultatin 2:0.

Me fitore, Interi është forcuar në krye të tabelës me 41 pikë, kurse Lazio bie në vendin e 11-të me 21 pikë.

Lautaro Martinez shënoi golin e parë në minutën e 40-të, kurse golin e dytë e shënoi Marcus Thuram.

Ai shënoi në minutën e 66-të. Lazio në minutën e 86-të mbeti me një lojtar më pak në fushë.

Manuel Lazzari u ndëshkua me karton të kuq. Kristjan Asllani u inkuadrua në minutën e 89-te te Interi, kurse Elseid Hysaj mbeti në stol te Lazio.