Thiago Silva largohet nga Chelsea

Mbrojtësi brazilian, Thiago Silva do i thotë lamtumirë Chelsea-s pas përfundimit të këtij sezoni.

Silva, konfirmoi largimin e tij përmes një videoje që publikoi vetë ai, në rrjetet sociale.

Mbrojtësi brazilian, në videon e përmendur tha:

“Do të largohem nga Chelsea në fund të sezonit.Lamtumirat janë për ata që largohen dhe nuk kthehen më. Kam ndërmend të kthehem një ditë”.

Silva, iu bashkua Chelseat në vitin 2020, ku bëri 151 paraqitje dhe shënoi 9 gola, dhe bëri 3 asistime.

Te Chelsea, Silva fitoi Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Botës për Klube në vitin 2021.