Ballina Sport Futboll Barcelona e fiton derbin ndaj Atletico Madridit

Barcelona e fiton derbin ndaj Atletico Madridit

Skuadra e Barcelonës ka shënuar fitore të madhe 1:2 ndaj Atletico Madrid, në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të në La Liga.

Të parët që kaluan në epërsi ishin vendasit, me anë të Simeones.

Por, skuadra e Hansi Flick u tregua më e fortë pas golit të disavantazhit.

Madje, dy gola i shënoi vetëm një lojtar dhe ai ishte Fermin Lopez.

Me këtë fitore, Barcelona vazhdon si lider i ligës me 33 pikë, tri më shumë se vendi i dytë, Real Madridi (30).