Interi triumfon bindshën në Napoli

Interiu ka fituar si mysafir i Napolit me rezultat 3-0 në kuadër të javës së 14-të të Serie A.

Interi e nisi mirë takimin, duke shënuar me Marcus Thuram, por goli i tij u anulua nga VAR.

Napoli rrezikoi me Frank Anguissan dhe Matteo Politanon, por pa sukses, ndërsa Interi kishte rast me Lautaro Martinezin.

Ndeshja u zhbllokua në minutën e 44-të, me Hakan Calhanoglu që gjeti rrjetën me një goditje të bukur nga distanca.

Napolitanët kishin raste për barazim, me Victor Osimhen dhe Khvicha Kvaratshelia, por Yann Sommer ishte në vend.

Në minutën e 62-të, Lautaro Martinez asistoi te Nicolo Barella i cili shënoi gol të bukur për 2-0.

Vulën përfundimtare fituesit të këtij takimi ia dha Marcus Thuram, që shënoi për 3-0.

Interi me këtë fitore mbetet lider me 35 pikë, ndërsa Juventusi është i dyti me dy më pak. Napoli bie në pozitën e pestë me 24 pikë.