iPhone 15 Pro: Kampioni i padiskuteshëm në segmentin e telefonëve me ekran të vogël përmirësohet akoma më tutje

Për herë të parë në vitet e fundit, blerësit e smartfonëve Apple kësaj here kanë një vendim më të vështirë për të marrë. iPhone 15 Pro është smartfoni i vogël më i mirë në treg dhe me një diferencë, por nuk ka kamerën më të mirë që gjendet në një iPhone.

Apple iPhone 15 Pro mund të lihet në hije nga modeli Pro Max, megjithatë edhe pse me kosto më të ulët, ka një avantazh të madh: hyn në xhepin tuaj në mënyrë perfektë.

iPhone 15 Pro do të kushtojë 100 dollarë më pak sesa modeli i vitit të kaluar duke zgjeruar më tutje diferencën me iPhone 15 Pro Max që kushton 1199 dollarë.

Edhe pse nuk është i lirë, vlera e tij qëndron në një linjë me atë që smartfonët të segmentit të lartë në 2023. Njëlloj si Pro Max, iPhone 15 Pro zëvendëson kornizën anësore prej çeliku me titanium duke kursyer 19 gram peshë por edhe ndryshuar në mënyrë të ndjeshme ndjesinë që të jep.

Është më i lehtë për tu mbajtur në duar apo xhep, një dallim që vihet re menjëherë nëse vini nga modele të vjetra të iPhone Pro.

Ekrani 6.1-inç OLED është fantastik dhe më i mirë sesa ekranet që gjenden në telefonë me madhësi të ngjashme duke prekur ndriçim maksimal prej 2000 nits gjatë përdorimit nën dritën e diellit.

Sistemi Face ID në brendësi të Dynamic Island në krye të ekranit mbetet një prej veçorive më të mira të Apple.

Butoni i ri i aksioni zëvendëson butonin mute nga modelet e kaluara të iPhone. Këtij buton mund ti caktohen detyra të ndryshme si lançimi i aplikacioneve apo ndezja e dritës flash apo aktivizimi i modaliteteve të ndryshme.

Çipi A17 Pro dhe porta USB-C

Një tjetër përmirësim i madh është kalimi nga porta Lightning në USB-C, dhe për shumicën e njerëzve që vinë nga modelet e vjetra iPhone do të thotë zëvendësimi i kabullit ku një gjendet në paketim.

Aksesorët gjithashtu mund të kenë nevojë për adapterë por ky ndryshim praktikisht do të thotë se iPhone 15 Pro mund të karikohet edhe me një adapter dhe kabllo që keni me telefonin Android.

Kështu hiqet nevoja për të blerë kabllo të veçantë për pajisjet Apple. Nga ana tjetër hap mundësi për të lidhur një mori aksesorësh si kabllo ekrani, lexues kartash SD, adapterë audio, kontrollorë lojërash e shumë produkte të tjera që vinë me portën USB-C.

Çipi i ri A17 Pro është i fuqishëm, i shpejtë dhe mbështet grafika ray-tracing ngjashëm me konsolat duke përmirësuar eksperiencën gaming. Është i shpejtë sot dhe do të ngelet i tillë për shumë vite të ardhshme.

Jetëgjatësia e baterisë është e mirë për telefonë të një madhësie të tillë. Mund ti rezistojë 38 orëve me 5 orë përdorim aktiv me ekranin e ndezur.

Duke e karikuar natën, telefoni me lehtësi mund të shtyjë një ditë të plotë përdorimi.

Qëndrueshmëria

Apple thotë se bateria i reziston 500 cikleve të karikimit të plotë duke ruajtur 80 përqind të kapacitetit origjinal të saj. Bateria mund të zëvendësohet më pas për 95 dollarë. Ndërkaq riparime të tjera, si ajo e ekranit kushton 349 dollarë.

iPhone 15 Pro adopton të njëjtin dizajn miqësor me riparimin prezantuar në iPhone 14 por nga specialistët e iFixit mori një vlerësim prej vetëm 4 pikësh nga 10 për shkak se Apple kufizon zëvendësimin e pjesëve nga palë të treta përmes softuerit.

Në mesin e materialeve përdorur për ndërtimin e iPhone 15 Pro gjenden alumin, kobalt, bakër, ar, plastikë dhe disa elementë të rrallë si tin dhe tungsten.

Kamera

Është e njëjta kamerës që gjendet në iPhone 15 Pro Max me përjashtim të sensorit telefoto i cili ka një zmadhim optik 3x si modelet e kaluara.

Kamera kryesore realizon foto 24-megapiksel dhe me tre gjatësie të ndryshme fokale prej 24, 28 dhe 35mm. Megjithatë përdoruesit mund të zgjedhin të shfrytëzojnë plotësisht rezolucionin e kamerës dhe të bëjnë foto 48-megapiksel që ruhen në formatet ProRAW dhe HEIF.

Zmadhimi prej 2x nga viti i kaluar është po aty, ndërsa të tre sensorët mund të përdoren në modalitetin portret pa pasur nevojë për një modalitet të dedikuar.

Në tërësi kamerat me kënd të gjerë, kryesore dhe 3x telefoto të iPhone 15 Pro thuajse nuk njohin rival në të  njëjtën kategori duke prodhuar imazhe të cilësisë së lartë në kushte të ndryshme dhe me shumë pak ndërhyje apo njohuri specifike të fotografisë. Ajo që i mungon është zmadhimi optike 5x i iPhone 15 Pro Max.

Çmimi

iPhone 15 Pro kushton 999 dollarë për 128GB memorie. Për krahasim, iPhone 15 kushton 799 dollarë, iPhone 15 Pro Max kushton 1199 dollarë, Galaxy S23 Ultra kushton 1249 dollarë, Galaxy Z Flip 5 kushton 1049 dollarë dhe Google Pixel 7 Pro kushton 849 dollarë.

Verdikti

Për herë të parë në vitet e fundit, blerësit e smartfonëve Apple kësaj here kanë një vendim më të vështirë për të marrë. iPhone 15 Pro është smartfoni i vogël më i mirë në treg dhe me një diferencë, por nuk ka kamerën më të mirë që gjendet në një iPhone.

Shumica e harduerëve është e njëjta, por i mungon zmadhimi optik 5x, që e bën iPhone 15 Pro Max një opsion aq të volitshëm dhe joshës. Ndërkaq iPhone 15 Pro është një përditësim i konsiderueshëm krahasuar me modelin e kaluar iPhone 14 Pro falë USB-C, peshës më të ulët apo butonit të ri të aksionit.

Ka një jetëgjatësi më të vogël sesa iPhone 15 Pro Max, por është më i rehatshëm për tu mbajtur në duar. Si dhe mund ti kurseni vetes 200 dollarë.

Avantazhet: i lehtë për tu mbajtur, kamera të shkëlqyera, ekrani fantastik, madhësia perfekte, USB-C, buton aksioni, jetëgjatësi e mirë baterie, performancë e lartë, mbështetje e gjatë softueri, Face ID

Disavantazhet: i kushtueshëm, vetëm zmadhim 3x në vend të 5x të iPhone 15 Pro Max, dizajni miqësor me riparimin mbahet peng nga kufizimet që Apple aplikon përmes softuerit.

Specifikimet e Harduerit

Ekrani

6-1inç Super Retina XDR (OLED) 460ppi

Procesori

Apple A17 Pro

RAM

8GB

Hapësira

128, 256, 512GB dhe 1TB

Sistemi Operativ

iOS 17

Kamera

48-megapiksel kryesore, 12-megapiksel me kënd super të gjerë, 12-megapiksel 3x telefoto, 12-megapiksel kamera selfie

Konektiviteti

5G, Wi-Fi 6E, NFC, Bluetooth 5.3, Thread, USB-C, Satelit, UWB dhe GNSS

Rezistenca ndaj Ujit

5G, Wi-Fi 6E, NFC, Bluetooth 5.3, Thread, USB-C, Satelit, UWB dhe GNSS

Përmasat

146.6 x 70.6 x 8.25mm

Pesha

187 gram