iPhone 15 Pro Max mund të jetë iPhone më i kushtueshëm shitur ndonjëherë nga Apple

Sipas një raporti të publikuar nga Apple Insider, analisti i njohur i teknologjisë Jeff Pu zbuloi se iPhone 15 Pro Max do të jetë iPhone më i kushtueshëm shitur ndonjëherë nga Apple.

Edhe pse frika ekziston se Apple do të rrisë çmimet për të gjitha modelet iPhone 15, një informacion i fundit sjell lajme më të këqija.

Sipas një raporti të publikuar nga Apple Insider, analisti i njohur i teknologjisë Jeff Pu zbuloi se iPhone 15 Pro Max do të jetë iPhone më i kushtueshëm shitur ndonjëherë nga Apple.

Pu nuk përmend çmime, por rritjet do të jenë deri në 200 dollarë. Psi rezultat pritet që çmimet të jenë si mëposhtë:

iPhone 15 Pro Max 128GB – 1299 dollarë
iPhone 15 Pro Max 256GB – 1399 dollarë
iPhone 15 Pro Max 512GB – 1599 dollarë
iPhone 15 Pro Max 1TB – 1799 dollarë

Edhe pse këto rritje çmimesh mund të duken të papritura, blerësit ndërkombëtare janë ato që do të goditen më rëndë për shkak të inflacionit të lartë.

Zbulimet e Pu janë në një linjë me analistin Dan Ives i cili tha muajin e kaluar për CNBC se çmimi mesatar i iPhone do të rritet ndjeshëm.

Pavarësisht rritjes së çmimeve, linja iPhone 15 pritet të jetë një rifreskim modest me vetëm çipin e ri A17 mbi arkitekturën 3-nanometër dhe adoptimin e një kase prej titani dhe korniza më të holla ekrani.

Së fundi të gjitha modelet iPhone 15 pritet të adoptojnë USB-C.