iPhone e 2022 sjellin ndryshime të mëdha në sistemin e kamerave

Kuo gjithashtu thotë se sensori i ri regjistron video 8K. Linja e 2022 pritet të shohë një reduktim të opsioneve të madhësisë së ekranit ku nuk do të jetë një model mini 5.4-inç. Apple do të ruajë modelet 6.1-inç dhe 6.7-inç.
Linja e iPhone për 2022 do të ketë ndryshime të mëdha në departamentin e kamerave sipas analistit të Apple Ming-Chi Kuo.

Modelet e rangut të lartë, linja Pro, do të ketë sensor 48-megapiksel si kamër kryesore sipas tij. Gjithashtu ai sugjeron se modelet e 2023 të iPhone do të përdorin teknologjinë Face ID nën ekran.

Kujtojmë se sensorët 48-megapiksel janë shndërruar në standard tek smartfonët Android vitet e fundit por ky komponent i Apple do të jetë ndryshe. Sipas Kuo sensor ka madhësi prej 1/1.3-inç me madhësi pikseli prej 1.25µm. Në letër është më i vogël sesa pikselët 1.7µm të iPhone 12 Pro por Kuo thotë se madhësia ekuivalente e pikselëve do të jetë 2.5µm ku përdoret për imazhe 12-megapiksel.

Kuo gjithashtu thotë se sensori i ri regjistron video 8K. Linja e 2022 pritet të shohë një reduktim të opsioneve të madhësisë së ekranit ku nuk do të jetë një model mini 5.4-inç. Apple do të ruajë modelet 6.1-inç dhe 6.7-inç.

Në lidhje me Face ID nën ekran, Kuo më herët kishte raportuar se “notch” do të reduktohet në një kamër “hole-punch” në disa modele këtë vit dhe në 2023 kompania do të aplikonte skanerë të shenjave të gishtërinjve nën ekran.

Nuk dihet saktësisht cila do të jetë zgjidhja e Apple apo çfarë kombinimi do të aplikojë.