Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e dy zyrtarëve policorë në dy raste të ndara, njëri në Mitrovicë dhe tjetri në Gjilan.
Sipas njoftimit zyrtar, rasti i parë ka ndodhur më 15.04.2026, ku ekziston dyshimi i bazuar se një zyrtar policor me gradën rreshter, gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare, ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Lidhur me këtë rast, është bërë e ditur se me urdhër të Prokurorit të Shtetit nga Prokuroria Themelore në Gjilan, është iniciuar rast penal ndaj tij.
“Me urdhër të Prokurorit të Shtetit nga Prokuroria Themelore në Gjilan, ndaj rreshterit është iniciuar rast penal ‘Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’”, thuhet në komunikatë.
Ndërsa rasti i dytë ka ndodhur më 16.04.2026, ku një zyrtar policor me gradën toger, gjatë intervistimit në ambientet e Inspektorati Policor i Kosovës, dyshohet se ka bërë incizim të paparalajmëruar të hetuesve dhe procesit të intervistimit.
“Gjatë intervistimit në IPK, zyrtari policor është hasur duke bërë incizimin e paparalajmëruar të hetuesve dhe procesit të intervistimit”, thuhet në njoftim.
Për këtë rast, me urdhër të Prokurorit të Shtetit nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, është iniciuar rast penal për veprën “Fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara”.







