Irak, dy sulme të njëpasnjëshme vetëvrasëse në Kirkuk

 Në qytetin Kirkuk të Irakut janë kryer dy sulme të njëpasnjëshme vetëvrasëse ndaj zyrës së forcave Hashdi Shabi, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra nga autoritetet e sigurisë në vendin e ngjarjes, janë kryer dy sulme të njëpasnjëshme vetëvrasëse me motoçikleta me bombë ndaj zyrës së Hashdi Shabit në lagjen Atlas, në qendër të qytetit të Kirkukut.

Deri më tani nuk ka informacione për numrin e të vdekurve apo të plagosurve në sulmin ndaj zyrës Saraj es-Salam, e cila ndodhet nën ombrellën e Hashdi Shabit.

Saraj es-Salam, e cila është e lidhur me liderin shiit në Irak Mukteda es-Sadr, tregon prezencë aktive brenda Hashdi Shabit.

Ushtria e Irakut, policia federale dhe forcat Hashdi Shabi më 16 tetor, me largimin e forcave Peshmerga morën nën kontroll Kirkukun.