Forcat e sigurisë në kryeqytetin e Irakut, Bagdad, kanë larguar me shok-bomba një grup protestuesish që tentuan të hyjnë në Zonën e Gjelbgër, raporton Anadolu Agency (AA).
Një pjesë e protestuesve antiqeveritarë të mbledhur në Sheshin Tahrir kaloi Urën e Republikës dhe u afrua para Zonës së Gjelbër, ku gjenden ndërtesat e qeverisë.
Ata u përpoqën të tejkalojnë kordonin e sigurisë, me çka forcat e rendit përdorën shok-bomba dhe protestuesit u detyruan të largohen.
Zona e Gjelbër në Bagdad njihet si qendër e ndërtesave qeveritare, parlamentit dhe përfaqësive të huaja diplomatike.





