Një sulm me raketa shënjestroi Zonën e Gjelbër të fortifikuar të Bagdadit sot, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në këtë zonë gjenden shumica e misioneve diplomatike të huaja, si dhe shtëpia e kryeministrit.
Dy raketa goditën në Zonën e Gjelbër, sipas një deklarate nga Rrjeti Mediatik i Sigurisë i lidhur me qeverinë.
Deklarata nuk zbuloi informacion nëse kishte viktima dhe kush ishte përgjegjës.
Zona e Gjelbër ka qenë vazhdimisht në shënjestër të sulmeve me raketa që nga vrasja e gjeneralit iranian Qassem Soleimani në një sulm me dron amerikan në janarin e vitit 2020.
Washington-i fajëson milicitë shiite të mbështetura nga Irani për sulmet me raketa ndaj misioneve të huaja diplomatike dhe trupave të huaja në Irak. /aa