Irani dhe Tunizia dënojnë planin e Izraelit për pushtimin e Gazës

Ministria e Jashtme e Iranit ka shprehur “neveri të fortë ndaj vazhdimit të vrasjeve dhe gjenocidit” në Gaza dhe Bregun Perëndimor të pushtuar, si dhe ndaj sulmeve mbi kompleksin e Xhamisë Al-Aqsa nga Izraeli.

Në deklaratë thuhet se vendimi i Izraelit për të ripushtuar plotësisht Gazën dhe për të zhvendosur me forcë palestinezët synon përfundimin e gjenocidit dhe “zhdukjen e identitetit dhe ekzistencës së Palestinës”, duke e cilësuar këtë si shkelje flagrante të ligjit ndërkombëtar.

Edhe Ministria e Jashtme e Tunizisë publikoi një deklaratë duke e dënuar planin e Izraelit, të cilin e cilësoi si “sulm flagrant ndaj të drejtës së popullit palestinez për vetëvendosje, dhe një përpjekje të dëshpëruar për të likuiduar çështjen e tyre dhe për të thyer vullnetin për të mbrojtur të drejtat legjitime, duke i shtyrë të braktisin tokën e tyre”.

Deklarata e Tunizisë shtoi se planet përfaqësojnë “një kapitull të ri në krimet e entitetit sionist, duke treguar shpërfilljen ndaj komunitetit ndërkombëtar dhe sistemit të etikës e vlerave njerëzore, të cilat po bëhen gjithnjë e më mizore dita-ditës”. /mesazhi