Më shumë se 3.000 njerëz janë vrarë në sulmet e SHBA-së dhe Izraelit në të gjithë Iranin që nga 28 shkurti, tha sot Autoriteti i Mjekësisë Ligjore të Iranit, transmeton Anadolu.
Kreu i autoritetit, Abbas Masjedi Arani tha se rreth 40 për qind e trupave nuk kanë mundur t’i identifikojnë fillimisht pas sulmeve.
Duke folur për median iraniane Mizan, Masjedi Arani tha se autoritetet mbështeten në ekspertizën e zhvilluar gjatë luftës 12-ditore qershorin e kaluar për të identifikuar viktimat dhe për t’u kthyer mbetjet familjeve të tyre.
Ai tha se autoriteti i mjekësisë ligjore, në bashkëpunim me gjyqësorin, ka mobilizuar të gjitha burimet e disponueshme për të përpunuar identifikimin e viktimave, duke shtuar se përpjekjet e identifikimit janë në vazhdim.
Numri i raportuar i më shumë se 3.000 njerëzve të vrarë nuk mund të verifikohet në mënyrë të pavarur.
Irani dhe SHBA-ja njoftuan armëpushim dyjavor të martën që synon të hapë rrugën për një marrëveshje përfundimtare për t’i dhënë fund luftës së nisur nga SHBA-ja dhe Izraeli kundër Iranit më 28 shkurt.





