Ish-garuesi turk, ia jep të birit 3-vjeç për një xhiro Ferrar-in dy milionë dollarësh

Një djalë 3-vjeçar ka marrë për një xhiro veturën e babait të tij – Ferrari që arrin shpejtësinë maksimale prej 340 kilometra në orë dhe kushton 2 milionë dollarë.

Zayn Sofuoglu – djali i ish-garuesit profesionist nga Turqia, Kenan Sofuoglu – nuk është as mjaftueshëm i gjatë për ta kapur timonin, transmeton Telegrafi.

Por një ulëse e modifikuar dhe e adaptuar enkas për të u vendos prapa timonit dhe që i mundësonte t’i arrinte pedalet e Ferrari SF90 Stradale, që shpejtësinë nga 0-100 kilometra në orë e arrin për 2.5 sekonda.

E derisa kjo veturë kushton 2 milionë dollarë dhe duhet pritur gjatë për një të tillë, Sofuoglu nuk hezitoi që t’ia japë veturën e tij për një xhiro të birit.

Aftësia e tij për ta ngasur një veturë të tillë sportive të lë gojëhapur kurse këtë e dëshmon videoja e publikuar më poshtë.